Kuriozitete

Paga e tij vjetore është 638 milionë dollarë

Evan Spiegel është njeriu që, së paku në dhjetë vitet e fundit, ka marrë pagën më të madhe të një menaxheri në botë

Shefi i kompanisë së njohur Snap, Evan Spiegel është njeriu që, së paku në dhjetë vitet e fundit, ka marrë pagën më të madhe të një menaxheri në botë, shkruan agjencia reuters.

Pranë 637.8 milionë dollarëve të pagës vjetore të amerikanit, rrogat e kryemenaxherëve më të paguar zviceranë e evropianë që sillen rreth 10 milionë franga, duken vërtet „të mjera“.

Por as paga e CEO-s së Snapit nuk është më e madhja e paguar e të gjitha kohëve, transmeton albinfo.ch. Më shumë se ai ka fituar Daniel Och, CEO i Och-Ziff Capital Managemment, po ashtu amerikan. Ai, në vitin 2007 kishte fituar 918 milionë dollarë ndërsa një vit më pas, madje 1. 19 miliard dollatrë amerikanë.

Pjesë e kompanisë Snap është produti shumë i njohur Snapchat.