Bota

Paga prej 3 mijë eurosh, 860 euro me qira, si jetojnë gjermanët

Ata që punojnë me orar të plotë në Gjermani fitojnë mesatarisht mbi 3000 euro në muaj

Sikur çdo vit, Zyra Federale e Statistikave ka vlerësuar të dhënat mbi situatën e jetës në Gjermani, dhe e ka paraqitur atë në një raport prej 700 faqeve, derisa “businessinsider.de”, sjell disa më interesantet.

Mesatarisht një gjerman flenë rreth 8.29 orë në ditë, kurse vetëm 1.41 orë e ditës e shpenzon duke ngrënë. Për jetën shoqërore dhe argëtuese pas punës, ka edhe 1.5 orë kohë, përcjell albinfo.ch.

Përveç kësaj edhe çdo gjerman e ka menduar të pagëzojë fëmijën e tij me emrin Sophie ose Alexander. Emrat më të shpeshtë të fëmijëve për vitin 2016 ishin Marie, Sophie dhe Sophia për vajza dhe Elias, Alexander dhe Maximilian për djem.

Ata që punojnë me orar të plotë në Gjermani fitojnë mesatarisht mbi 3000 euro në muaj. Në vitin 2014 ishte saktësisht 3045 euro. Për krahasim, në atë kohë mesatarja në BE ishte 2560 euro.

Por, edhe 3 mijë euro bruto, si duket janë pak para, sepse sipas statistikave, vetëm një në pesë persona në Gjermani mund të përballojë të shkojë në pushime, një javë në vit, transmeton albinfo.ch.

Nëse je edhe i pafat, atëherë je sikur çdo i gjashti gjerman, që duhet të shpenzojë më shumë se 40 përqind të të ardhurave të tij në shtëpinë e tij.

Gjermanët duket se shpenzojnë shumë para në strehim, derisa çmimet dhe zonat metropolitane po rriten në mënyrë të vazhdueshme. Një shtëpi me qira kushton 860 euro në muaj, duke përfshirë edhe kostot ndihmëse.

Blerjet nuk ndryshojnë as në vitin 2017. Mesatarisht, një familje gjermane shpenzon 332 euro në muaj për ushqim, nga të cilat 42 euro për alkool dhe duhan.

Mesatarisht çdo gjerman konsumon 99 kilogramë perime, dhe 88.2 kilogramë mish.