Sport

Paga vjetore e shefit të FIFA-s, Infantino, 1.9 milion franga

Ndërsa paraardhësi i tij, Sepp Blatter në vitin e tij të fundit si president i FIFA-s, në vitin 2015 kishte fituar 3.6 milionë franga

Të ardhurat që presidenti i FIFA-s, Federatës Botërore të Futbollit, Gianni Infantino ka marrë gjatë vitit 2017 kanë arritur shumën prej 1.9 milion frangash.

Siç shkruan gazeta “SonntagsZeitung” në botimin e sotëm, kjo është për 26 për qind më shumë se një vit më parë, gjegjësisht në vitin 2016, kur ai kishte fituar gjithsej 1.5 milion franga. Por, vëren gazeta, një rritje e tillë  shpjegohet edhe me faktin se gjatë vitit 2016 ai kishte vetëm 10 muaj që kishte hipur në post.

Por edhe kështu, Infantino është paguar dukshëm më pak se paraardhësi i tij në këtë post, Sepp Blatter, transmeton albinfo.ch. Ai, në vitin e tij të fundit si president i FIFA-s, në vitin 2015 ishte shpërblyer me 3.6 milionë franga, shkruan SonntagsZeitung, duke iu referuar raportit më të ri fnanciar të FIFA-s, i cili është publikuar të shtunën.