Jeta në Zvicër

Pagat e menaxherëve rriten shumë më shumë se ato të punëtorëve

Pagat e shefave të lartë të kompanive zvicerane nga viti 2011 deri në vitin 2016 janë rritur për 17 për qind, ndërsa ato të punëtorëve, për gjithsej 3.4 për qind,

Pagat e menaxherëve në Zvicër gjatë vitit të kaluar janë rritur më shumë se pagat e mesme dhe të ulëta, konstaton Federata e Sindikatave të Zvicrës Travail Suisse.

Sipas një studimi të bërë nga organizata në fjalë, pagat e shefave të lartë të kompanive zvicerane nga viti 2011  deri në vitin 2016 janë rritur për 17 për qind, shkruan srf.ch. Po gjatë kësaj periudhe pagat e të punësuarve “të thjeshtë” kanë shënuar një rritje të vogël, prej gjithsej 3.4 për qind, transmeton albinfo.ch. Bazuar në këtë rritje, nëse dallimi në mes të pagave të këtyre dy kategorive në vitin 2011 ka qenë 1 me 45, ai në vitin 2016 është rritur në 1 me 51!

Një konstatim të ngjashëm kishte nxjerrë edhe sindikata Unia, mbi bazë të një studimi që e ka publikuar të martën.

Travail Suisse në komunikatën e saj thotë se tash fjalën e ka politika. Sipas saj, me një reformim efikas të të drejtës së aksioneve  do të kufizohej rritja e dallimeve.