Autotech

Pagesat tani përmes Facebook Messengerit

Përdoruesit e “PayPal”, kartelave financiare digjitale, në SHBA tani mund të bëjnë pagesa përmes Facebook Messengerit

Dërgimi dhe pranimi i parave tani do të jetë më i lehtë përmes Facebook Messengerit.

Përdoruesit e “PayPal”, kartelave financiare digjitale, në SHBA tani mund të bëjnë pagesa përmes Facebook Messengerit, ka njoftuar kompania.

Bashkëpunimi i dy kompanive nuk është risi. Ato kanë eksperimentuar me pagesat qe një kohë të gjatë, ndërsa tani kanë zyrtarizuar bashkëpunimin, shkruan albinfo.ch.

“Jemi të lumtur të njoftojmë sot për zgjerimin e bashkëpunimit tonë me Facebookun me shtesën e ‘PayPal’ si burim për pagesat në Messenger”, ka shkruar “PayPal” në një blog.

Në njoftim është theksuar se tani kjo veçori mund të përdoret nga 2.5 milionë njerëz.