Shëndetësi

Pajisja automatike që kryen masazhin kardiak

Nëse dikush pëson infarkt, personi që është afër tij duhet t’i bëjë patjetër sa më parë masazh kardiak.

Por, jo të gjithë janë të mirë në këtë teknikë dhe nuk dinë të japin efektin e duhur. Për këtë është krijuar një pajisje e veçantë.

E quajtur “Autopulse”, ajo po konsiderohet e ardhmja e masazheve kardiake në ambulanca, por edhe në shtëpi.

Ajo vendoset rreth kraharorit dhe ngushtohet automatikisht aq sa është e nevojshme, e më pas fillon masazhin.

Edhe pse ekziston që disa vjet, ajo s’është përhapur shumë për shkak të çmimit të lartë prej 5000 dollarëve.