Sport
Pajtim Kasami kërkohet nga Bayern Leverkusen
Pas transferimit të Admir Mehmedit, shumë shpejt klubit të Bayern Leverkusenit mund t’ i bashkohet edhe futbollisti tjetër shqiptar, Pajtim Kasami. Siç shkruajnë mediat gjermane, udhëheqësit e Leverkusenit janë të interesuar për një lojtar i cili do të mund ta zëvendësoj të lënduarin Charles Aranguiz, përcjell “albinfo.ch”.
Si zëvendësues ideal, ata duket se ia kanë vënë syrin futbollistit të kombëtares zvicerane i cili luan për Olimpiakos.
Sipas mediave gjermane, edhe dëshira e Pajtimit është që të largohet nga klubi grek anipse ka kontratë më ta deri në vitin 2018.
Por, përveç Kasamit në listën e klubit gjerman janë edhe futbollistët Max Meyer (Schalke 04), Pierre-EmileHoejbjerg (Bayern Munich), dhe Gonzalo Castro (Dortmund).
Ndërkohë mësohet se për 23 vjeçarin me prejardhje nga Struga të interesuar janë edhe Interi dhe Fiorentina.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit