Bota

Më pak të papunë në eurozonë

Shkalla e papunësisë në eurozonë në shtator ishte në nivelin 8.9 për qind, nga 9 për qind sa ishte në gusht.

Është niveli më i ulët në nëntë vjetët e fundit, d.m.th. që nga janari i vitit 2009, thekson Eurostat.

Në të njëjtën kohë, PBB e eurozonës u rrit me 0.6 për qind në periudhën nga korriku deri në shtator, që është më i ulët se rritja prej 0.7 për qind në tremujorin e dytë, përcjell albinfo.ch.

Inflacioni vjetor i eurozonës është ngadalësuar në 1.4 për qind në tetor nga 1.5 për qind që nga shtatori, meqenëse inflacioni bazë ka rënë në 0.9 për qind nga 1.1 për qind.