Zhvillim

Panairi i Turizmit, një mundësi e mirë për t’i parë ofertat turistike

Në këtë Panair po prezantohen agjenci të shumta nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Mali i Zi, dhe me ofertat e tyre po mundohen t’i joshin turistët

Të enjten në Prishtinë është hapur Panairi Ndërkombëtar i Turizmit dhe Sportit, që do të jetë i hapur edhe të premten, shkruan albinfo.ch.

 

Në këtë Panair po prezantohen agjenci të shumta nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Mali i Zi, dhe me ofertat e tyre po mundohen t’i joshin turistët.

 

Bukuritë janë të shumta në këto vende, derisa ofertat gjatë sezonit janë shumë joshëse për t’i joshur turistët që t’i vizitojnë këto vende.

 

Edhe shumë Komuna kanë prezantuar ofertat e tyre për turistët, duke shpresuar se do të ndikojnë pozitivisht dhe ofertat e tyre do të jenë të përshtatshme, si dhe të zhvillohet sa më shumë turizmi në këto vende.

 

Gjithashtu gjatë Panairit Ndërkombëtar do të ketë edhe befasi të ndryshme për vizitorët.