Jeta në Zvicër

Panairi në Gjenevë, konkurrencë e fortë e modeleve hibride

Luksoze dhe me energji elektrike – karakterizohet edicioni special në panairin e sivjetmë të veturave në Gjenevë.

Ndonëse Zvicra nuk posedon industrinë e vet të automobilave, panairi në Gjenevë është një terren për të konkurruar të gjitha llojet e veturave të mëdha botërore.

Gjeneva ndoshta nuk është njëri nga panairet shumë i vizituar, por sigurisht që është njëri nga panairet më me ndikim.

Edicioni i 86-të i panairit të automjeteve në Gjenevë, i cili është i hapur nga e hëna, do të zgjasë deri më 13 mars, do të ketë mbi 120 premiera veturash, me 200 ekspozues nga 30 vende dhe që Evropa është shtëpia e supermakinave. Konkurrenca është e fortë ndërmjet automjeteve të shtrenjta, të shpejta, sidomos mes modeleve hibride.

Gjeneva është një vend për të gjithë prodhuesit prestigjiozë që e kishin zgjedhur për të promovuar makinat e tyre të fundit.

Ky vend është ideal për tërheqjen e Evropës së pasur.

Në mesin e shumë koncepteve që premtojnë superperformancë në “Geneva Motor Show” është edhe nga MICROLINE, kompania zvicerane, e cila vitin e kaluar ka filluar testimin e BMW Isetta, makinë elektrike,që ishte testuar në rrugët e Cyrihut.

Modeli modern dhe i famshëm është interpretim i BMW Isetta nga mesi i viteve 1950.

Makina elektrike zvicerane peshon 400 kilogramë.

Shpejtësia e tij shkon deri 100 kilometra në orë, e cila është e mjaftueshme për udhëtime të shkurtra jashtë qytetit.