Bota

Panda gjigante në Malajzi lindi këlyshin e dytë

Një kopsht zoologjik në Malajzi ka mirëpritur ardhjen në jetë të një pande.

Kjo është panda e dytë që lind nga një çift i pandave gjigante, të huazuara nga Kina. Pandat gjigante Liang dhe Xing arritën në Malajzi nga Kina më 2014, si pjesë e “diplomacisë së pandave”, sipas së cilës vendet mike i marrin këto kafshë për t’i ndihmuar në punën e shtimit dhe ruajtjes, përcjell albinfo.ch.

Qendra Kombëtare e Ruajtjes së Pandave në Malajzi nuk ka mundur të përcaktojë gjininë e këlyshit, pasi e ëma nuk i ka lejuar punëtorët të afrohen.