Sport

Panucci, nga janari, në kërkim të futbollistëve të rinj për Shqipërinë

Nga muaji janar do t’i rikthehem udhëtimeve për të gjetur futbollistë të rinj që t’i kthehemi punës seriozisht”

Përzgjedhësi i kombëtares shqiptare në futboll, Christian Panucci, ka thënë se nga muaji janar do të nisë të kërkojë të paktën 3-4 futbollistë të rinj për të reformuar një pjesë ekipin kombëtar.

Me ekipin dhe lojtarët e rinj, strategu italian thotë se synon kualifikimin për në janar.

“Viti i ri që po vjen do të fillojë menjëherë me përgatitjet për skuadrën. Nga muaji janar do t’i rikthehem udhëtimeve për të gjetur futbollistë të rinj që t’i kthehemi punës seriozisht”, ka thënë Panuccci për Top-Channel.

Panucci mori sivjet udhëheqjen e kombëtares shqiptare pas largimit të Gianni De Biasit. Në pesë ndeshjet që ka menaxhuar Shqipërinë, Panucci ka marrë dy fitore, ka pësuar dy humbje dhe ka barazuar një herë.