Bota

Papa kërkon që policia të jetë e mëshirshme ndaj shkelësve të rregullave në trafik

Papa Françesku ka kërkuar nga Policia në Itali që të ketë mëshirë ndaj shoferëve që thyejnë rregullat në rrugë.

“Mëshira nuk është shenjë e dobësisë”, ka thënë ai, shkruan BBC. “As nuk kërkon që të heqësh dorë nga përdorimi i forcës”.

Ai shtoi se policia duhet të kuptojë arsyet pse një person ka kryer një shkelje.

Papa tha se tani është situatë komplekse dhe e trazuar nëpër trafik. Ai shtoi se stili i jetës sot ka shtyrë njerëzit të “garojnë”, duke transformuar rrugët si në shtigje të Formula One, transmeton Albinfo.ch.

Papa Françesku po ashtu kritikoi njerëzit që përdorin telefonat gjatë vozitjes.

“Duhet të kemi parasysh se shumë shoferë nuk janë të përgjegjshëm, dhe shpesh nuk i kuptojnë pasojat serioze të shpërqendrimit të tyre”, ka thënë ai.

Javën e shkuar, Papa mori një Lamborghini dhuratë, por e hodhi në ankand për çështje humanitare.