Bota

Papa lut besimtarët: Mesha është për lutje, jo për telefona

Papa Françesku ka kritikuar besimtarët katolikë për përdorimin e telefonave gjatë meshës.

Ai ka thënë se është i mërzitur kur sheh njerëzit me telefona në duar, madje edhe priftërinjtë dhe peshkopët teksa realizojnë foto.

Papa njihet që nuk përdor telefon mobil në publik dhe madje njëherë kishte kërkuar publikisht nga të rinjtë të bartnin Biblën dhe jo telefonat.

“Në një pikë të caktuar prifti që udhëheqë ceremoninë thotë ‘hapni zemrat tuaja’. Ai nuk thotë ‘ngritni telefonat tuaj dhe bëni fotografi’ – është vërtetë gjë e shëmtuar”, ka thënë Papa gjatë një fjalimi para një audience në Romë.

“Është shumë pikëlluese kur ne jemi në meshë këtu brenda bazilikës dhe unë shoh shumë telefona të ngritur – jo vetëm nga besimtarët, por edhe nga priftërinjtë dhe peshkopët! Ju lutem!”, ka shtuar më tej ai, transmeton Albinfo.ch.