Bota

Papunësia në Gjermania bie, bie dhe bie

“Kjo është shifra më e ulët që nga ribashkimi i dy Gjermanive. Pra papunësia ka rënë për 0.1 pikë nga 5 përqind. Në krahasim me vitin e kaluar numri i kërkesave për punë ka rënë për 197 mijë, siç bëri me dije Agjencia Federale për Punë të premten,” përcjell albinfo.ch.

Në Gjermani po shtohen ofertat për punë dhe kjo mundëson që papunësia të zvogëlohet vazhdimisht. Numri i të papunësuarve gjatë qershorit të këtij viti ka rënë në pak më pak se 2.3 milion banorë, shkruan “Der Spiegel”.

“Kjo është shifra më e ulët që nga ribashkimi i dy Gjermanive. Pra papunësia ka rënë për 0.1 pikë nga 5 përqind. Në krahasim me vitin e kaluar numri i kërkesave për punë ka rënë për 197 mijë, siç bëri me dije Agjencia Federale për Punë të premten,” përcjell albinfo.ch. Që nga janari 2018 përqindja ka rënë për 0.75 përqind dhe në mënyrë lineare.

Gjermania në të kaluarën ka shënuar rekorde edhe në eksportet e prodhimeve të veta dhe ka treguar se për kundër valës së refugjatëve ekonomia jo vetëm që është stabile, por edhe është zhvilluar.