Shkurt.ch
Papunësia në Zvicër ulet në 3.2%
Është regjistruar një ulje e vogël në krahasim me muajin janar të po këtij viti, kur papunësia në nivel të Zvicrës ishte në shkallën 3.3%
Shkalla e papunësisë në Zvicër, prej vitesh është stabilizuar rreth 3 përqindëshit. Në këtë shkallë, në mes 3.2 dhe 3.3 ka qenë edhe në vitin e kaluar ndërsa në fund të shkurtit të vitit 2018 ajo ka qenë 3.2%.
Me këtë, është regjistruar një ulje e vogël në krahasim me muajin janar të po këtij viti, kur papunësia në nivel të Zvicrës ishte në shkallën 3.3%.
Pasqyruar me shifra, gjendja është kjo: në fund të muajit shkurt në Zvicër, punë po kërkonin 144.000 veta, sa ishin të regjistruar në qendrat regjionale për ndërmjetësim të punës (RAV).
Në krahasim me fundin e shkurtit të një viti më parë (2017), kur shkalla e papunësisë ishte 3.6%, rënia në 3.2% në shkurtin 2018 është pak më e madhe.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën