Bota

Papunësia, rënie rekorde në Gjermani

Shkalla e konsoliduar e papunësisë në Gjermani ka rënë në një nivel rekord prej 5.9 për qind në periudhën janar, njofton Agjencia Federale Gjermane për Punësim.

Siç njoftojnë mediat nga Berlini, ekonomia më e madhe e Evropës theu rekordin e vjetër të 6.1 për qind të papunësisë dhe katër muaj radhazi me rënie të numrit të papunësisë së përhershme dhe të përkohshme, kryesisht për shkak të rritjes së numrit të vendeve të punës sezonale, që janë rritur për 26 mijë në muajin e parë të vitit 2017, shkruan albinfo.ch.

Analistët në fillim të vitit kishin pritur që shkalla e papunësisë të arrijë gjashtë për qind, siç është regjistruar në dhjetor 2016, por shifrat e reja përgënjeshtruan analiza e tyre.

Me një normë prej 5.9 për qind shkalla e papunësisë është më e ulëta që prej bashkimit të Gjermanisë në vitin 1990.