Kosova

Paraburgim për të arrestuarit para dy netëve në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka u caktuar nga 30 ditë paraburgim të arrestuarve të cilët po kërkoheshin ndërkombëtarisht nga INTERPOL.

Gjykata Themelore e Prishtinës i  ka caktuar nga 30 ditë paraburgim katër të arrestuarve: Mario Millosheviq, Gjorgje Paviqeviq, Strahinja Dankoviq dhe Laureta Zybas.

Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte kërkuar caktim të masës së paraburgimit ndaj katër të arrestuarve dy netë më parë në Prishtinë.

Katër të dyshuarit ishin arrestuar para dy netëve në Prishtinë.

Nga të arrestuarit, dy janë malazez, një serb dhe një kosovare.

Të arrestuarit përveç kosovares kanë qenë të kërkuar ndërkombëtarisht nga INTERPOL për vrasje.