Bota

Paradoksi i NATO-s: Të bashkuar kundër Rusisë, të ndarë nga Trumpi

Aleanca e NATO-s ka nisur të mërkurën samitin dy-ditor në kërkim të fuqizimit të ushtrisë më shumë se kurrë më parë prej Luftës së Ftohtë teksa planifikon të zgjerohet për të frenuar fuqinë ruse, transmeton Reuters.

Ndonëse NATO-ja ka arsye për t’u ndjerë triumfaliste teksa nis samitin në selinë e re në Bruksel në vlerë të miliarda dollarëve, disa liderë të samitit, duken të shqetësuar para se të përballen me liderin de fakto të aleancës, presidentin amerikan, Donald Trump, i cili pritet të jetë i ashpër sa i përket shpenzimeve për mbrojtje, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.

Akuzat se Rusia është duke tentuar të destabilizojë Perëndimin me sulme kibernetike kanë hapur rrugën për zgjerim më të madh të alecanës veriatlantike.

Takimi bashkon më shumë se 40 krerë të qeverive, duke përfshirë 29 aleatë dhe partnerë që nuk janë anëtarë të NATO-s, nga Finlanda deri në Afganistan.

NATO-ja pritet të zgjerohet sërish, pas pritet dërgimi i ftesës për Maqedoninë drejt nisjes së bisedimeve për anëtarësim, duke sfiduar paralajmërimet ruse kundër zgjerimit të bllokut të udhëhequr nga SHBA-ja më thellë në Ballkan.

Mirëpo komentet e Trumpit për disa udhëheqës të qeverive aleate rreth shpenzimeve të tyre në aleancë, në këmbim të strehimit nën strehën e SHBA-së, ka vendosur në pozitë të palakmueshme liderët.

“NATO-ja nuk na ka trajtuar drejtë. Ne pagujmë shumë dhe ata paguajnë shumë pak”, ka thënë Trump derisa është larguar nga Shtëpia e Bardhë të martën në udhëtimin e tij drejt Evropës, që përfshin edhe vizitat në Britani dhe Finlandë.

Në Helsinki, lideri amerikan do të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin.