Lajme

Gati marrëveshja për eliminim të tatimit të dyfishtë Kosovë-Austri

Ky parafim i marrëveshjes ka ardhur gjatë qëndrimit të një delegacioni nga Ministria e Financave e Austrisë në Kosovë nga data 20 deri 22 qershor 2017

Autoritet e Kosovës dhe ato të Austrisë kanë bërë gati për nënshkrim Marrëveshjen për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë në të ardhura dhe për parandalimin e shmangies dhe evazionit tatimor. Ky parafim i marrëveshjes ka ardhur gjatë qëndrimit të një delegacioni nga Ministria e Financave e Austrisë në Kosovë nga data 20 deri 22 qershor 2017.

“Gjatë kësaj kohe është zhvilluar raundi i dytë i negociatave dhe është arrit të parafohet marrëveshja nga kryesuesit e dy delegacioneve. Delegacioni nga Austria është kryesuar nga Adebiola Bayer, ndërsa delegacioni nga Kosova është kryesuar nga Fjolla Muja”, thuhet në një komunikatë për media lëshuar nga Ministra e Financave.

Qëllimi i kësaj Marrëveshje, sipas MF-së, ёshtё që tё ofrojë mundësi për të arritur dhe forcuar bazën ekonomike dhe ligjore si dhe të inkurajoj investimet ndërkombëtare.

“Kjo marrëveshje pritet të nënshkruhet nga niveli ministror i Ministrisë së Financave të dy shteteve e cila më pastaj pas këmbimit të njoftimeve për përfundimin e procedurave të brendshme do të konsiderohet se është në fuqi”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.

Marrëveshja me Austrinë vjen pas marrëveshjes që ka nënshkruar Kosova me autoritetet e Zvicrës. Marrëveshja Kosovës-Zvicër për eliminimin e tatimit të dyfishtë, e ka nënshkruar ministri në detyrë i Financave, Avdullah Hoti dhe ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet. Kjo marrëveshje u nënshkrua më 26 maj 2017.