Kosova

Paralajmërohen masa të reja mbështetëse për bizneset

Sa i përket lirimeve të bëra nga 1 janari i këtij viti, Hamza ka bërë të ditur se deri më 15 shkurt Komisioni ka marrë 150 vendime për lirim nga tatimi doganor, në shqyrtim janë 50 vendimet të reja si dhe janë të parashtruara edhe 80 kërkesa të reja, të cilat janë në pritje për shqyrtim nga Komisioni

Ministri i Financave të Kosovës, Bedri Hamza ka paralajmëruar masa të reja me qëllim të mbështetjes së zhvillimit të bizneseve dhe të cilat do të bëhen publike ditëve në vijim.

Ministri Hamza ka thënë se disa prej ndryshimeve që do të bëhen kanë të bëjnë me ligjin për tatimin në pronë, ligjin për korporatat, ligjin për tatim në fitim të të ardhurave individuale, kodi i dogave të akcizës dhe ligji për Administratën Tatimore dhe procedurat, përcjell albinfo.ch.

Kjo pako e ligjeve sipas tij, do të jetë gati deri në fund të vitit. Sa i përket lirimeve të bëra nga 1 janari i këtij viti, Hamza ka bërë të ditur se deri më 15 shkurt Komisioni ka marrë 150 vendime për lirim nga tatimi doganor, në shqyrtim janë 50 vendimet të reja si dhe janë të parashtruara edhe 80 kërkesa të reja, të cilat janë në pritje për shqyrtim nga Komisioni.

Safet Gërxhaliu nga Oda Ekonomike e Kosovës ka thënë se masat që po ndërmerren në shumë raste po politizohen. Ndërsa përfaqësuesit tjerë kanë kërkuar që të luftohet më shumë informaliteti.