Bota

BE paralajmëron: 5 vende kanë probleme me buxhetin

Komisioni Evropian ka lëshuar paralajmërime për Italinë, Francën, Portugalinë, Belgjikën dhe Spanjën, se projektbuxhetet e tyre për vitin 2018 janë në rrezik.

Është një rrezik në pamundësinë e përmbushjes së qëllimeve të BE-së për reduktimin e borxhit publik dhe të deficitit.

Në të njëjtën kohë, Spanjës i kërkohet të plotësojë versionin e projektbuxhetit, në mënyrë që të përmbajë më shumë të dhëna, tha KE, sipas agjencisë Reuters, përcjell albinfo.ch.

Në letrat drejtuar qeverive të këtyre vendeve, Komisioni tregoi se reduktimi i deficitit të tyre strukturor mbetet prapa asaj që është përshkruar nga rregullorja e BE-së.