Jeta në Zvicër

Paratë siriane mbeten të bllokuara në Zvicër

Paratë e Bankës Qendrore siriane do të mbeten të bllokuara në Zvicër.

Vendimi i Gjykatës Federale të Zvicrës është miratuar me një shumicë prej tre gjyqtarëve, të cilët votuan “po” dhe dy “kundër”.

Asetet e Bankës Qendrore siriane do të mbeten të bllokuara në Zvicër, thuhet në një deklaratë për shtyp të Gjykatës Federale të Zvicrës, e cila është gjykata më e lartë në vend.

Ende nuk janë dhënë informacione në lidhje me shumën e aseteve të bllokuara siriane në Zvicër.

Banka Qendrore e Sirisë kishte kundërshtuar vendimin e gjykatës në Bernë, kështu që Banka Qendrore në vitin 2011 kishte lënë në listën e zezë disa nga llogaritë të bllokuara.