Bota

Parisi përgatitet për përmbytje

Kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo, ka thënë se qyteti është duke i vuajtur ndryshimet klimatike

Shtëpitë dhe bizneset në Paris janë në gatishmëri të lartë, pasi lumi Seine tashmë ka dalë nga shtrati. Lumi Seine parashikohet të rritet edhe më tej këtë fundjavë, duke shtuar disa metra ujë mbi nivelin e tij normal.

Shumë rrugë në Paris janë zhytur tashmë në ujë, kurse është ndërprerë edhe qarkullimi i anijeve të famshme turistike të kryeqytetit francez. E, niveli i ujit në lumë pritet të arrijë në rreth 6 metra.

Kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo, ka thënë se qyteti është duke i vuajtur ndryshimet klimatike. Ajo, gjithashtu, paralajmëroi se nivelet e larta të ujit do të mbeten edhe javën tjetër.