Shkurt.ch
Parlamenti: Swisscoy në Kosovë, deri në fund të vitit 2020
Sipas shumicës në komision, përmbyllja përfundimtare e misionit do të ishte ende e hershme kur dihet se situata në Kosovë është ende jostabile
Pas Dhomës së kantoneve, edhe Komisioni për Politikë të Sigurisë në kuadrin e Dhomës Nacionale të Parlamentit ka kërkuar zgjatjen e mandatit të Swisscoy-t në Kosovë deri në fund të vitit 2020. Kësaj here komisioni ka votuar me një shumicë të ngushtë në favor të vazhdimit, gjegjësisht 13 pro dhe 11 kundër. Me po këtë raport votash, komisioni ka hedhur poshtë kërkesën që çështja t`i kthehet qeverisë me synimin që ajo ta shpallë të përmbyllur misionin përfundimisht në fund të vitit 2020.
Sipas shumicës në komision, përmbyllja përfundimtare e misionit do të ishte ende e hershme kur dihet se situata në Kosovë është ende jostabile, përcjell albinfo.ch. Ndërsa sipas deputetëve të mbetur në pakicë, gjendja në Kosovë pothuaj 20 vjet pas luftës tashmë është stabililzuar në masë të mirë. Anëtarë të tjerë të komisionit ndërkaq duan që Kosova të ndihmohet ndryshe, në aspektin civil e jo ushtarak.
Siç dihet, që nga përfundimi i luftës, gjegjësisht nga viti 1999, armata e Zvicrës është në mbështetje të trupave ushtarake ndërkombëtare KFOR-it, të stacionuara në Kosovë.
Këshilli Federal planifikon redukstimin e trupave zvicerane në Kosovë, por ky reduktim do të rrjedhë në mënyrë graduale, transmeton albinfo.ch. Nga 235 ushtarë sa janë tash, në përfundim të misionit numri i tyre do të bjerë në 165.
E-Diaspora
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024” Gjermani: Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, së bashku me kryeministrin e Republikës së...
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve Të mërkurën në mëngjes pati një ndërprerje në trafikun hekurudhor midis Cyrih-Hardbrücke dhe Cyrih-Oerlikon....
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf
-
Thun dëshiron të ulë taksat
-
Tonelata naftë derdhen në liqenin e Zug-ut