Tematike
Parmelin uron 1 Gushtin: Kujton dy armët zvicerane, Armbrustin dhe Halberdin
Parmelin gjatë fjalimit të urimit të 1 Gushtit përmendi dy simbolet e Zvicrës: Armbrustin dhe Halberdin, shkruan albinfo.ch.
Ai ëndërron për një vend, e ardhmja e të cilit varet nga vullneti i angazhimit të lirë, thotë anëtari i Dhomës së Këshillit Guy Parmelin në Langrickenbach TG. Parmelin gjithashtu është ministër i mbrojtjes duke përmendur edhe dy simbolet e fjalimit të tij: Armbrusti, një granatëhedhëse anti-tank dhe Halberdi një armë e shekullit 14 dhe 15.
“Të dyja armët i takojnë Zvicrës së sotme,” tha Parmelin. Armbrusti tregon cilësinë, besimin dhe precizitetin zviceran; ndërsa Halberdi simbolizon Zvicrën luftarake dhe të guximshme.
Ministri Parmelin tregoi që Zvicra është një vend i pasur dhe i lirë, i sigurtë dhe inovativ si dhe solidar dhe stabil. “Gjithë këtë zhvillim të Zvicrës nuk duhet t’ia lëmë rastësisë,” tha ai, përcjell albinfo.ch.
Është siguria dhe suksesi që çdoherë udhëtojnë sëbashku për zhvillimin e Zvicrës, tha në fund Parmelin duke ua uruar të gjithë zviceranëve festën e 1 Gushtit.
E-Diaspora
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës Duke filluar nga 1 maji, filmi i Fisnik Maxvile (Maxhuni) mund të shihet në kinematë e...
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni
-
Gjykata Federale “dëbon” kosovarin, edhe pse ka jetuar 28 vjet në Zvicër
-
Hannover
Hannover: Biznesmenët e Diasporës do të takohen me Kurtin
Jeta në Zvicër
-
Në cilën prej komunave zvicerane jetohet më mirë? Çiftet me të ardhura të larta pa fëmijë mund të kursejnë 40,000 franga duke kaluar nga...
-
Parlamenti dëshiron të ndalojë simbolet ekstremiste në publik
-
Fedpol: Mafia është e konsoliduar në Zvicër
-
Rritet numri i rasteve me zgjebe në Zvicër
-
Gjeneva nxjerr në ankand targa unike