Diversité
“Pjesëmarrja të bën të ekzistosh”
Shfaqje filmi dhe debat: “Pjesëmarrja të bën të ekzistosh”. Më 7 qershor 2017, në orën 19:00, në sallën Le Nouveau Monde, do të mund të shikoni shfaqjen e filmit të shkurtër të realizuar nga Albinfo.ch, i cili do të përcillet me një debat rreth “Pjesëmarrjes së të rinjve me orgjinë të huaj” në Zvicër, me praninë e Marion AYSANOA, Regula KOHLI-JOVET, Rosita FIBBI, Saâd DHIF.
Me qëllim të vetëdijesimit të të rinjve dhe prindërit e tyre për rëndësinë e angazhimit qytetar, politik dhe socio-kulturor në Zvicër, Albinfo.ch ka realizuar një film dhe ka organizuar një debat mbi angazhimin e të rinjve në jetën shoqërore në Zvicër.
Vërejmë se fëmijët dhe të rinjtë me prejardhje emigrante, veçanërisht ata të valëve të fundit të emigracionit, nuk janë shumë aktivë në shoqata si dhe në fushën socio-politike në Zvicër. Për të inkurajuar pjesëmarrjen e tyre, filmi me titullin “Pjesëmarrja të bën të ekzistosh” është prodhuar nga të rinjtë dhe për të rinjtë. Ai u sjell një dëshmi të rinjve me prejardhje emigrante, të cilët janë angazhuar në shoqata të ndryshme në Zvicër. Njohës të kësaj çështjeje si dhe politikanë do të theksojnë ndikimin pozitiv të përfshirjes së të rinjve në integrimin harmonik social, kulturor dhe politik në Zvicër, por edhe për lëvizshmërinë e tyre sociale dhe profesionale.
Ky debat do të përfshijë njohës të kësaj teme, siç është:
MARION AYSANOA,
Présidente du réseau cantonal de Frisbee, Fribourg
REGULA KOHLI-JOVET,
Coordinatrice du Réseau bénévolat pour le canton de Fribourg
ROSITA FIBBI,
Sociologue, Université de Neuchâtel
SAÂD DHIF,
Jeune actif dans le milieu associatif, Fribourg
Shfaqja e këtij filmi, do të bëhet në Fribourg, me 7 qershor 2017, në ora 19:00, në sallën Le Nouveau Monde.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit07 Maj 2017
- Ora19:00
- LokacioniFribourg
- Data e përfundimit30 Maj 2017 - 10:00
Të tjera nga Diversité
E-Diaspora
-
Kori i Filharmonisë së Kosovës do të përformojë me një program të mrekullueshëm në Itali Bëhet e ditur se në qytetin me traditë të vjetër muzikore, në Romë, Kori i Filharmonisë...
-
Krijohet Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar
-
Blerina, mes grave që po zhvillon inteligjencën artificiale në Itali
-
Familja shqiptare në Diasporë që mbi njëzet vjet çon përpara një art, atë të këpucëtarit
-
Lukas Mandl fton shqiptarët në një tubim madhështor në Baden të Austrisë
Jeta në Zvicër
-
Ka rënë përdorimi i parave të gatshme në Zvicër Më pak kartëmonedha të mëdha janë në qarkullim në Zvicër, përcjell albinfo.ch. Për shembull, rreth 13...
-
Studimi më i madh rreth kanabisit në Zvicër fillon në Cyrih
-
A mund t’ia dilni pa pasur veturë në Zvicër?
-
Gjuha shqipe, gjuha e huaj më e folur në Zvicër – pas anglishtes
-
Vdes në moshën 81-vjeçare Roger Pfund, ilustruesi i pasaportës zvicerane