Bota

Partitë e majta mund të dështojnë për të krijuar qeverinë e re sllovene

Ky do ishte një shembull i ngjashëm me Portugalinë, ku qeveria e majtë formoi qeverinë me mbështetje të partive tjera, pa qenë këta të fundit pjesë e saj. Probleme me Levica janë shfaqur te ligjet e pensioneve dhe sigurimin shëndetësor, shkruan albinfo.ch.

Të hënën dështoi krijimi i qeverisë mes partive të majta sllovene, pasi partia anti-NATO, Levica, ndryshoi mendimin për të votuar pro krijimit të qeverisë së re. Sipas marrëveshjes mes pesë partive të koalicionit dhe Levica, çdo tre muaj ata do rikordinoheshin dhe se gjatë vitit Levica do ishte përgjegjëse për një projekt, shkruan “Der Standard”, përcjell albinfo.ch.

Ky do ishte një shembull i ngjashëm me Portugalinë, ku qeveria e majtë formoi qeverinë me mbështetje të partive tjera, pa qenë këta të fundit pjesë e saj. Probleme me Levica janë shfaqur te ligjet e pensioneve dhe sigurimin shëndetësor.

Në rast se pesë partitë merren vesht në momentin e fundit me Levica, atëherë qeveria e re sllovene do krijohet sot. Shefi social demokrat Dejan Zifan do jetë kryeparlamentari i ri.