Lifestyle

Pas 12 vjetësh, Behrami ndahet nga gruaja e tij Elena

Behrami dhe Elena kanë dy vajza

Futbollisti shqiptar, Valon Behrami, pas një lidhje prej 12 vjetësh është ndarë nga gruaja e tij, Elena Bonzanni.

Lajmi është bërë i ditur nga ‘Blick’, derisa më pas mesfushori shqiptar, ka konfirmuar në “Twitter”, përcjell albinfo.ch.

Behrami dhe Elena kanë dy vajza. “Me këtë njoftim dua t’ju lajmëroj që pas 12 vitesh, lidhja sentimentale me Elena Bonzannin ka marrë fund.

Dua ta sqaroj publikisht për të evituar spekulimet dhe kërkoj respekt maksimal për të gjithë personat e përfshirë, veçanërisht për vajzat tona Sofia dhe Isabel. Qetësia dhe e ardhmja e tyre janë prioriteti im”, ka shkruar futbollisti shqiptar në rrjetet sociale.

Lidhja e tyre filloi në vitin 2006 kur ai po banonte në Romë, derisa luante për Lazion.

Dashuria e tyre vazhdoi në Londër, Firencë, Napoli, Hamburg, Watford dhe në fund në Friuli të Italisë.

Behrami është anëtar i rregullt i Zvicrës, ku ka 76 paraqitje për këtë përfaqësuese.