Sport

Pas 15 vjetësh Federer eliminohet në Australian Open

Këtë turne, Roger Federer e ka fituar 4 herë në karrierën e tij

Roger Federer është përshëndetur me turneun e tenisit Australian Open, pasi humbi 3-1 me sete nga tenisti italian, Andrea Sepi.

Kjo është hera e parë pas 15 vjetësh që 33-vjeçari nga Zvicra eliminohet në këtë fazë të Australian Open, turne të cilin ai e ka fituar 4 herë në karrierën e tij.

Të lehtë e ka pasur kualifikimin për në rundin tjetër, pasi mundi 3-0 me sete izraelitin Dudi Sela, ndërkohë që kundërshtari i tij i ardhshëm do të jetë Kevin Anderson.