Maqedonia

Pas 15 vjetësh shpallen të pafajshëm

Në mungesë të dëshmive për përfshirjen e tyre në vendosjen e minës në këtë fshat ku humbën jetën dy ushtarë polakë të forcave të NATO-s dhe një shoqërues civil, Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë, hoqi dorë nga akuza për dha la të lirë banorët e këtij fshati

15 vjet pritën, shtatë prej të cilëve në burg, për të dëshmuar pafajësinë e tyre për veprën terrorizëm për të cilën ngarkoheshin 11 banorë të fshatit Sopot. Në mungesë të dëshmive për përfshirjen e tyre në vendosjen e minës në këtë fshat ku humbën jetën dy ushtarë polakë të forcave të NATO-s dhe një shoqërues civil, Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë, hoqi dorë nga akuza për dha la të lirë banorët e këtij fshati, raporton “Alsat”.

Paralelisht me lirimin e tyre, Prokuroria Speciale Publike vazhdon hetimin për kapjen e autorëve të vërtetë të kësaj vepre, duke hapur madje edhe hetim ndërkombëtar, përcjell albinfo.ch.

Avokati Naser Raufi tha se vendimi i PSP-së vërteton atë që pala mbrojtëse ka thënë që nga fillimi se tërë procesi ka qenë i montuar.

Avokati Vullnet Paçuçu paralajmëron procedurën e dëmshpërblimit për të gjithë të akuzuarit, duke kërkuar që kjo procedurë mos të zvarritet dhe të harrohet nëpër sirtarë të Ministrisë së Drejtësisë.

11 banorët e Sopotit ishin dënuar me mbi 156 vjet burg vetëm në bazë të dëshmisë së bashkëfshatarit të tyre Ramadan Bajrami, dëshmi kjo e siguruar nëpërmjet ushtrimit të dhunës ndaj tij nga inspektorë të policisë. Kjo madje u dëshmua edhe në seancat e fundit për këtë proces kur dëshmuan edhe gjashtë agjentë të DSK-së.

Që policia kishte tejkaluar kompentencat në këtë rast kishte vërtetuar edhe komisioni parlamentar i ngritur për këtë çështje, ndërsa për pafajësinë e banorëve kishte folur edhe ish-ambasadori i NATO-s, Nikollas Bigman