Shkurt.ch

Pas aksidentit me dy të vdekur, mbyllet tuneli Gotthard

Në mëngjesin e sotëm, e mërkurë, në Tunelin e Gothardit ka ndodhur një aksident i rëndë në të cilin kanë humbur jetën dy persona dhe kanë pësuar lëndime disa të tjerë.

Bëhet fjalë për një ndeshje në mes të një kamioni dhe një veture, njofton Policia e Kantonit Uri, shkruan 20minuten.ch. Për pasojë, tuneli është mbyllur dhe sipas parashikimeve do të hapet rreth orës 14 e 30, transmeton albinfo.ch. Policia u rekomandon atyre që duan të udhëtojnë në këtë zonë të përdorin tunelin San-Bernardino.