Bota

Pas rënies së «Air Berlin», shtrenjtohen biletat e fluturimit në Gjermani

Pas rënies së kompanisë ajrore gjermane “Air Berlin”, statistikat tregojnë se që atëherë çmimet për fluturimet në Gjermani janë rritur me një mesatare prej 32.5%.

Këto të dhëna shqetësuese u publikuan nga portali gjerman MyDealz.de, pas analizimit të çmimeve të biletave për 25 fluturime të shkurtra dhe të mesme në tetor dhe nëntor, përcjell albinfo.ch.

Pas shpërbërjes së «Air Berlin», kërkesa për bileta ajrore tejkalonte ofertën e shumë fluturimeve, kështu që çmimet u rritën. Drejtori i «Lufthansa»-s, Karsten Spor, vlerëson se aktualisht ka rreth 60.000 fluturime vendëse në Gjermani.

Rasti më ekstrem i zbuluar nga portali gjerman është ajo e një bilete kthimi midis Mynihut dhe Dyseldorfit, e cila është më e shtrenjtë katër herë pas rënies së linjës ajrore gjermane. Udhëtimi në fundjavë mund të jetë tri herë më i shtrenjtë.