Shkurt.ch

Pas rënies së «Air Berlin», shtrenjtohen biletat edhe nga Cyrihu

Me rënien e «Air Berlin» janë shtrenjtuar biletat për fluturime edhe nga Cyrihu.

Me “Swiss”, e cila i takon Grupit Lufthansa, vijat Zurich-Berlin dhe Zurich-Dusseldorf janë prekur veçanërisht, siç shkruan “SonntagsZeitung”, përcjell albinfo.ch.

Rezultati: Ata që kanë rezervuar një biletë kthyese për në Düsseldorf të enjten e kaluar kanë paguar rreth 700 franga. Tri javë më parë, vetëm para falimentimit të “Air Berlin”, kanë paguar rreth 440 franga për të njëjtin fluturim.

Sipas raportit të “SonntagsZeitung”, kjo është gati dy herë më shumë se tri javë më parë.