Lifestyle

Pas Rita Orës, edhe Dua Lipa me koncert sivjet në Kosovë

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dua Lipa përmes një postimi në Instagram ku ka treguar datat e koncerteve për këtë verë

Këngëtarja e njohur kosovare, Dua Lipa, do të mbajë një koncert gjatë verës në Kosovë.

Pak pasi këngëtarja tjetër kosovare me famë botërore, Rita Ora, performoi për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, Dua Lipa ka konfirmuar se më 10 gusht do të mbajë koncert në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram ku ka treguar datat e koncerteve për këtë verë, teksa është shprehur tejet lumtur që për tre vjet rresht mban koncerte, shkruan Albinfo.ch.

Së fundmi, Lipa fitoi çmimet Depërtimi i vitit dhe Artistja më e mirë e vitit në “Brit Awards”, që paraqet suksesin më të madh për të në karrierë deri tash.

https://www.instagram.com/p/BfiqTpSFfl5/?hl=en