Shkurt.ch

Pas rrahjes masive arrestohen 23 persona, mes tyre edhe shqiptarë

Në mesin e tyre kanë qenë katër eritreanë, të moshës 17 deri 23 vjeçare si dhe 19 të tjerë, shtetas të Zvicrës, Gjermanisë, Kosovës, Maqedonisë, Turqisë dhe Italisë

Një rrahje masive ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes në shkollën “Pfrundmatt” në Reinach të Kantonit Aargau, në kufi me kantonin e Lucernit. Një numër autoambulacash dhe patrullash të Policisë Kantonale kanë shkruar menjëherë në vendin e ngjarjes, shkruan sda.ch.

Atje janë arrestuar 23 të rinj të moshave 15 deri 26 vjeçare. Në mesin e tyre kanë qenë katër eritreanë, të moshës 17 deri 23 vjeçare si dhe 19 të tjerë, shtetas të Zvicrës, Gjermanisë, Kosovës, Maqedonisë, Turqisë dhe Italisë, transmeton albinfo.ch. Tre persona të përfshirë në këtë konflikt kanë pësuar lëndime, gjegjësisht plagë nga therjet. Policia me këtë rast ka konfiskuar një thikë.

Një procedurë hetimore është inicuar menjëherë, në vendin e ngjarjes.

Për një pjesë të të arrestuarve, Prokuroria Zofingen-Kulm ka caktuar masën e burgut hetues, transmeton albinfo.ch. Hetimet e gjera të Prokurorisë Publike dhe Policisë Kantonale pritet të zbardhin rrethanat, pjesëmarrjen dhe përgjegjësinë penale të të përfshirëve.