Bota

Pas Shqipërisë, gjithë shtetet afrikane refuzojnë ngritjen e kampeve për refugjatët

Europa është e bashkuar: Kontinenti plak kërkon të zbeh në mënyrë drastike emigrantët nga deti Mesdhe. Pjesë e zgjidhjes ishte ndërtimi i qendrave të azilit në Afrikën Veriore. Por atje askush nuk kërkon të dëgjojë për planet e BE-së, shkruan “Der Spiegel”

Ky refuzim vjen edhe pas refuzimit të kryeministrit Edi Rama, pak ditë më parë për gazetën gjermane “Bild”, përcjell albinfo.ch.

“Kurrë nuk do pranojmë ngritjen e kampeve për refugjatët e BE,” tha Rama, përcjell albinfo.ch. Pasi kjo do thoshte që “personat e dyshuar ti strehojmë diku si mbetje toksike, që nuk i dëshiron askush.”

Gjati këtij viti janë mbytur mbi njëmijë refugjatë që kanë tentuar të vijnë në Europë përmes mesdheut – një shifër alarmante dhe që mund të shtohet nëse shtetet respektive nuk merren vesht.

Libia si vendi kryesor i grumbullimit të emigrantëve ilegalë, po ndodhet në luftë civile prej rënies nga qeveria e Muammar al-Gaddafi 2011. Qeveria e re ka refuzuar kategorikisht ndërtimin e një qendre azili mbi vendin e saj. Ngjashëm edhe Marokoja ka refuzuar kërkesën përkundër ndihmave të ofruar nga BE deri në 35 milion euro. Tunizia përkundër që është një vend më stabil në veri të Afrikës, ka kundërshtuar gjithashtu kërkesën e tillë rregullisht që nga 2017.

Në fund edhe dy shtetet e skajit, Algjeria dhe Egjipti kanë refuzuar kërkesën.

Kjo do kishte pasoja të rënda për humanizmin, por edhe për BE-në që gjithmonë e më tepër duket i përçarë rreth refugjatëve. Si mundësi e fundit për ndërtimin e një qendre refugjatësh mbetet Nigeri dhe Çadi, ose mbase edhe do rriten presionet ndaj dy shteteve shqiptare, Shqipëria dhe Kosova, për të pranuar një vendim të tillë.