Bota
Pas skandalit, shefi i Volkswagen-it paguhet “vetëm” 10 milionë euro
Se pagat, në krahasim me kohën para se të ndodhte skandali janë ulur me të vërtetë, tregon edhe ky shembull: ish shefi i koncernit të Volkswagen-it, Martin Winterkorn në vitin 2011 kishte marrë më shumë se 17 milionë euro në emër të pagës vjetore
Pas skandalit të madh me emetimin e gazrave që pati dy vitet e fundit “Volkswagen”-i, prodhuesi më i madh i automjeteve në Evropë, kolosi i automobilizmit ua ka ulur pagat menaxherëve të vet. Kështu, stafi menaxherial ka vendosur që shefi kryesor i koncernit, të mos fitojë më shumë se 10 milionë euro në vit, ndërsa pjesëtarët e stafit drejtues më së shumti nga 5. 5 milionë euro, njofton vetë Volkswagen, raportojnë mediat gjermane.
Veç kësaj, me të renë ashpërsohen edhe kriteret e pagesës së bonus-ëve për shefat e lartë.
Se pagat, në krahasim me kohën para se të ndodhte skandali janë ulur me të vërtetë, tregon edhe ky shembull: ish shefi i koncernit të Volkswagen-it, Martin Winterkorn në vitin 2011 kishte marrë më shumë se 17 milionë euro në emër të pagës vjetore.
Nga ana tjetër, përkundër skandalit të përmendur, Volkswagen-i në vitin 2016 ka realizuar një fitim prej 5.1 miliard eurosh.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe