Shkurt.ch
Pas vdekjes vullnetare të shkencëtarit australian, mijëra të tjerë duan të vdesin në Zvicër
gjatë një viti në Zvicër vdesin pothuajse një mijë persona me ndihmesë. Para 15 vitesh kanë qenë më pak se 200
Pas asistimit në vdekje të hulumtuesit australian, David Goodall, organizata “Exit” në Zvicër është vërshuar nga kërkesat për ndihmesë gjatë vdekjes. Ndihmesa në vdekje, tani do të bëhet çështje ligjore.
Fiona Stewart është udhëheqëse e organizatës për ndihmesë gjatë vdekjes “Exit” në Australi, e cila e ka organizuar udhëtimin e David Goodall (104) në Zvicër. Tani, ajo është vërshuar nga mijëra kërkesa të drejtuara në adresë të saj që kërkojnë ndihmesë gjatë vdekjes.
Sipas një statistike të Entit federal të satistikave, gjatë një viti në Zvicër vdesin pothuajse një mijë persona me ndihmesë. Para 15 vitesh kanë qenë më pak se 200, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinof.ch.
Eternal Spirit dhe Dignitas për ndihmesë gjatë vdekjes parashohin çmim prej 10.000 frangash për të huaj, ndërsa për zviceranë 4.000 franga. Nga ana tjetër, organizata Exit kërkon antarësim në organizatë me çmim prej 1.100 frangash.
Tani, çështja e ndihmesës në vdekje do të bëhet edhe çështje gjyqësore, pas disa keqkuptimeve rreth çmimit dhe mënyrës së realizimit të këtij procesi.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta Zyra e kompensimit i kishte refuzuar kërkesën, sepse ai kishte shpenzuar mbi 120,000 franga nga përfitimet...
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf