Gjellëra

Patate me spinaq

Patate me spinaqPërbërësit:

• 500 gram patate,
• 2 lugë miell,
• 500 gram spinaq,
• 1 lugë margarinë
• 3 lugë vaj,
• 1 gotë qumësht,
• kripë.

Përgatitja:

Qërohen patatet, pastrohen.
Priten pastaj në copa të vogla dhe zihen në ujë të njelmët.
Kullohen patatet, dhe në të njëjtin ujë zihet spinaqi.
Në yndyrë fërgohet mielli dhe përvëlohet me qumësht derisa të fitohet një salcë beshamelli më e hollë.
Spinaqi pritet në pjesë të holla dhe së bashku me patatet hidhet në salcë beshamelli.

Ju bëftë mirë!


 Të tjera nga Gjellëra