Fun

“Patriotët”, kampionë të Amerikës

Ylli i internetit, Gjirafa April ka zgjedhur ekipin e New England Patriots si fitues të finales së madhe të Super Bowl. April shihej duke gërmuar nëpër ushqim në shtëpinë e saj në Nju-Jork, ku qëndronin edhe simbolet e dy ekipeve që do të luajnë në finale, New England patriots dhe Philadelphia Eagles.

Në kërkim të marules April kaloi Philadepphian dhe zgjodhi patriotët. Sidoqoftë, ky ishte parashikim i saj i parë. Kampionët e futbollit amerikan do të dihen të dielën, kur edhe luhet ndeshja në Minneapolis.

E April u bë yll në vitin 2017, kur njerëz nga e gjithë bota kishin pritur live në rrjete sociale me ditë të tëra, derisa ajo lindi këlyshin e saj Tajiri. April dhe Tajiri jetojnë në parkun e aventurës në Harpursville.