Bota
Pauline Hanson shokon senatin australian duke vënë burka
Këtë gjë ajo e ka bërë për ta kundërshtuar këtë veshje të grave myslimane dhe i ka bërë thirrje ekzekutivit ta ndalojë veshjen e burka-s, që mbulon të gjithë fytyrën
Senati australian ka përjetuar një gjë të rrallë, pasi aty, e veshur me burka është futur kryetarja e partisë së djathtë “One Nation”, Pauline Hanson që ka shokuar të gjithë. Këtë gjë ajo e ka bërë për ta kundërshtuar këtë veshje të grave myslimane dhe i ka bërë thirrje ekzekutivit ta ndalojë veshjen e burka-s, që mbulon të gjithë fytyrën.
‘Jam shumë e lumtur që ta heq këtë (mbulesën), sepse, e veshur me të, nuk duhet t`i përkas këtij Parlamenti”, ka thënë ajo, raporton BBC, transmeton albinfo.ch. Veprimi i saj ka shkaktuar reagime tek kabineti qeveritar. Kështu, ministri Brandis dënoi veprimin e saj duke e këshilluar dhe paralajmëruar atë që të mos ndërmarrë veprime kundër grupeve fetare.
“Të tallësh këtë komunitet, ta dërgosh atë në qoshe, të tallesh me veshjet e tyre fetare është një gjë e tmerrshme për tu bërë”-tha në reagimin e tij George Brandis.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe