Lajme

Pavarësisht dëshirës, Vuçiq nuk do të vizitojë Zagrebin

Kabineti i presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, e cila sot njoftoi zyrtarisht se vizita e presidentit të Serbisë në Zagreb është për një kohë tjetër për shkak të “atmosferës reciproke

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq nuk do të vizitojë Kroacinë pavarësisht premtimeve se një vizitë e tillë do të ndodhë brenda këtij viti. Kështu ka deklaruar Kabineti i presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, e cila sot njoftoi zyrtarisht se vizita e presidentit të Serbisë në Zagreb është për një kohë tjetër për shkak të “atmosferës reciproke”.

“Për arsye të zhvillimit më të ri dhe atmosferës e cila nuk i kontribuon ndërtimit të besimit reciprok, presidentja e Republikës së Kroacisë ka vlerësuar se në këtë moment nuk ekzistojnë parakushte për realizimin e vizitës. Në kontaktet e të dy kabineteve është arritur pajtueshmëri për shtyrjen e vizitës, e cila ishte e planifikuar deri në fund të këtij viti”, thuhet në deklaratën e palës kroate nënshkruar nga Ivana Cërniq, zëdhënëse e presidentes Grabar-Kitanoviq.

Në këtë deklaratë pastaj bëhet e ditur se Kolinda Grabar-Kitaroviq disa herë ka theksuar se dialogu nuk ka alternativë në raportet me të gjithë fqinjët përfshirë Serbinë, citon express. Sipas saj, me nënshkrimin e “Deklaratës së Suboticës” kanë filluar të krijohen parakushtet për zgjidhjen e çështjeve të hapura ndërmjet dy vendeve.