Lajme

Pazarin ditor të pronarit 2500 €, punëtori e lë në bastore

Në Fushë Kosovë një punëtori i pompës së karburantit merr qarkullimin ditor prej 2.500 euro dhe luan në bastore. E arreston Policia  

Të shtunën në Fushë-Kosovë, menaxheri i një pompe të karburanteve ka raportuar në polici se një punëtor ka marrë qarkullimin ditor të shitjes së derivateve në vlerë 2500 euro, dhe i ka harxhuar në bastore. “I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje” njofton policia, citon Express.

Në Kosovës, viteve të fundit numri i bastoreve sportive është shtuar si “kërpudhat pas shiut”. Madje autoritete e vendit, kanë marrë iniciativë që t’i largojnë këto biznese që janë afër shkollave, sepse “sëmundja” e bastit i ka përfshirë kryesisht tinejxherët.