Uncategorized
PDK: Gjykata u ndikua nga presioni i partisë së klaneve terroriste
Stavileci: "Gjykata Supreme, mbase edhe e ndikuar nga presioni publik që kjo parti klanesh terroriste ka bërë mbi anëtarët e saj, anuloi rinumërimin e votave"
Partia Demokratike e Kosovës ka komentuar vendimin e djeshëm të Gjykatës Supreme, e cila e pranoi si të bazuar ankesën e Vetëvendosjes për mos-rinumërim në Komunën e Prizrenit. PDK-ja ka hedhur akuza të rënda ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, të cilën e ka quajtur edhe parti klanesh terroriste.
Zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci ka thënë se Supremja i vërtetoi si të pabazuara kërkesat e tyre për rinumërim votash edhe pse, sipas tij, PDK-ja ka ofruar argumente, në bazë të të cilave shihet qartë manipulimi me vota i bërë nga Vetëvendosje.
“Gjykata Supreme, mbase edhe e ndikuar nga presioni publik që kjo parti klanesh terroriste ka bërë mbi anëtarët e saj, anuloi rinumërimin e votave. Pra, qenka hedhur poshtë pretendimi se paska pasur tendencë të manipulimit të zgjedhjeve dhe se drejtësia është e kapur”, ka thënë Stavileci në një konferencë për media.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj Projekti i filluar në dhjetor 2021 pritet të përfundojë në verën e vitit 2024...
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër
-
Gjeneva, më e pasur
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën