Kultura

“Peizazhet shqiptare” nga perspektiva e bunkerëve

Artisti gjerman Tim Hölscher i ka shndërruar bunkerët në kamera, nga të cilët ka bërë fotografimin e peizazheve përreth

Artisti i diplomuar në degën e dizajnit dhe të fotodizajnit Tim Hölscher, 31 vjeçar hap sot në Münster të Gjemranisë ekspozitën e titulluar “Peizazhet shqiptare”. Në fokus të këtyre peizazheve ai ka vënë bunkerët e shumtë të Shqipërisë, relikte të periudhës së diktaturës. Por, Hölscher nuk është mjaftuar vetëm me fotografimin e bunkerëve dhe peizazheve.

Ai ka bërë një eksperiment: i ka shndërruar bunkerët në kamera, nga të cilët ka bërë fotografimin e peizazheve përreth. Peizazhet e përfituara në këtë mënyrë, përveç që i shndërrojnë godinat e dikurshme ushtarake në instrumente kreative, pasqyrojnë njëherësh edhe historinë e godinave (bunkerëve) dhe të vetë Shqipërisë.

Ekspozita hapet sonte në Muzeun e qytetit në Münster. Ajo mund të vizitohet nga e marta deri të premten duke filluar në orën 10 deri në orën 18. Të shtunave dhe të dielave nga ora 11 deri në orën 18. Hyrja është pa pagesë.

Adresa: Stadtmusem, Münster, Salzstraße 28, 48143 Münster