Sport

Penalltia më e pabesueshme

Diçka të tillë, bota ende nuk ka parë. Penalltia e pabesueshme vjen nga Zvicra!

Joonas Jokinen, është një futbollist i ekipit të B-Juniorëve të FC Baar, i cili ka habitur futbolldashësit në gjithë botën.

 Në ndeshjen e së tetës së finales të Zvictës Qendrore, në mes të ekipeve juniore të  FC Baar dhe Sempachersee, gjyqtari pa asnjë dyshim akordon një penallti në të mirë të FC Baar.

Juniori Joonas Jokinen merr topin dhe vazhdon të ecë. Më pas, tifozët kanë rastin të shohin skenën e pabesueshme: Ish lojtari i grupmoshave U16 të Kombëtares finlandeze e tundë rrjetën e kundërshtarit pas një rrokullisje akrobatike, gjë të cilën sipas “Blick” nuk e ka bërë askush deri më tani.

Të gjithë të pranishmit mbetën pa fjalë, vallë ç‘bëri ai? I ashtuquajturi “Baar Special” është në rrugën më të mirë që të bëhety një senzacion interneti. Edje e njohura “Daily Mail” është e shokuar:  “Në fakt, arroganca e Joonas Jokinen duhet shikuar disa herë”, ka shkruar ajo.

Përndryshe, ekipi i FC Baar e ka humbur ndeshjen me rezultat 1:4, por ka fituar një famë për një kohë të gjatë.

Për ta parë penaltinë, klikoni më poshtë: