Kosova

Pengohet Haradinaj, në Deçan s`e tregon të fortin

Ali Rizaj, vëllai i Beg Rizajt është përplasur me kryeministrin Ramush Haradinaj, gjatë zbulimit të shtatores së Begut

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj deri tash e ka treguar të fortin në disa raste por sot nuk është lënë të zbuolnte shtatoren e Beg Rizajt në Deçan. Ali Rizaj, vëllai i Beg Rizajt është përplasur me kryeministrin Ramush Haradinaj, gjatë zbulimit të shtatores së Begut.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nuk ka qenë i përfshirë në përplasjen që ka ndodhur para shtatores së Beg Rizajt. Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka deklaruar se ka ndërhyrë për ta qetësuar situatën dhe ruajtur figurën e luftëtarit të lirisë.

“Sot, në 19-vjetorin e çlirimit të Deçanit përkujtuam flijimin për liri të luftëtarëve nga e gjithë shqiptaria. Më këtë rast, disa media kanë spekuluar, se ka pasur reagime të vëllait të Beg Rizajt drejtuar ndaj meje. I siguroj qytetarët e Deçanit dhe publikun e gjerë, se mosmarrëveshja nuk kishte të bënte asgjë me mua. Ndërhyrja ime ishte në funksion të qetësimit të situatës, për të ruajtur figurën e luftëtarit tonë të lirisë”, ka shkruar ai.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=3&v=TFWhtkBqTeM