E-Diaspora
Pensionistja zvicerane futet në Migros me veturë
Fatkeqësi e pazakonshme në Eglisau: Përkundër barrierave në rrugë, një vozitëse është futur në një filial të Migorsit. Policia zvicerane është dashur ta tërheq veturën.
Rreth orës 08.30 të mëngjesit të së mërkurës, një vozitëse 80-vjeçare e ka kapërcyer një mur të vogël dhe është futur në një filial të Migrosit në Eglisau ZH. Vetura është futur me më shumë se gjysmën e saj në shitore.
Një lexues i rregullt i “20 Minuten” ka rrëfyer për ngjarjen: “Ne ishim duke ngrënë mëngjesin në Migros, kur dëgjuam sirenën e policisë. Vetëm atëherë arritëm të shohim se çfarë në të vërtetë kishte ndodhur. Një veturë ishte futur në brendinë e lokalit”, transmeton Albinfo.ch.
Siç informon Policia Kantonale e Cyrihut, aksidenti ndodhi në orën 08.43. Duke ardhur nga parkingu, vozitësja e kishte kapërcyer një mur të vogël dhe është futur në një pjesë të jashtme të shitores, duke shpërthyer një mur plastike të lokalit.
Shuma e dëmit të shkaktuar mbetet e paqartë. Pensionistja zvicerane që e ngiste veturën, kaloi pa ndonjë lëndim.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?