Sport

Pensionohet tenistja zvicerane, Martina Hingis

37-vjeçarja Hingis ka debutuar në vitin 1994 WTA dhe ka fituar 25 tituj Grand Slam, pesë njëshe, shtatë në dyshe të përziera dhe 13 dyshe

Tenistja zvicerane, Martina Hingis, ka njoftuar se do të tërhiqet nga tenisi në fund të turneut final të WTA-së këtë javë në Singapor.

37-vjeçarja është duke luajtur në turneun në çifte përkrah Chan Yung-jan të Tajvanit. Hingis është fituese e disa turneve Grand Slame, përcjell albinfo.ch.

Ajo vendosi në dy raste për një lëvizje të tillë, por më vonë u kthye në fusha tenisi. Herën e parë kjo ndodhi në vitin 2003 dhe u kthye në terren në vitin 2007.

12 muaj më vonë ajo u largua përsëri, pasi kishte rezultuar pozitiv në testet e kokainës.

Hingis ka debutuar në vitin 1994 WTA dhe ka fituar 25 tituj Grand Slam, pesë njëshe, shtatë në dyshe të përziera dhe 13 dyshe.